Durrësi është tronditur sot nga një vrasje mafioze, ku anëtari i bandës së Durrësit, Edmond Koçi është qëlluar me armë zjarri për vdekje.
Krimi ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit, pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një lidhje direkte për ‘News24’ deklaroi se ka qenë motra e viktimës ajo që ka identifikuar Koçin, që ndodhej jashtë makinës, ndërsa në skenën e krijimit dëgjohet ende e qara e saj. Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën.
Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin. Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.
(BalkanWeb)
