Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Mësohet se historiani Zyhdi Shehu ka vrarë me bastun Virxhil Veshon, pas sherrit për krevatin. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka folur edhe një prej të moshuarve që jeton në azil.

Haziz Abdija, që jeton në azilin ku ndodhi ngjarja, tha se autori Zyhdi Shehu jetonte në këtë azil së bashku me gruan e tij. Ai tha se kushtet në shtëpinë e të moshuarve janë të mira.

“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.

Ndërsa, vëllai i Haziz Abdijës, Fatmir Abdija tha se në këtë azil kushtet ishin të mira.

“Vëllai im deri tani ka qenë i kënaqur. Vëllai im ka qenë në këtë azil prej një viti e gjysmë. Këtu iu duk vend më i mirë. Vëllai ndihet shumë mirë këtu. Nuk ka pasur probleme”, tha Fatmir Abdija.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb