TIRANE- Janë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e mbrëmjes së 4 tetorit në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj dhe dy të tjerë u plagosën.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, avokati i Ervis Martinajt konfirmoi se në xhepin e xhupit të viktimës u gjetën dy medikamente, me të cilat ai mjekohej pasi vuante nga kanceri. Në QSUT ai mjekohej prej disa disa kohësh, madje i ishte përcaktuar edhe data për një operacion.

“Faktin që është i diagnostikuar  me kancer dhe ishte në terapi e kam mësuar gjatë hetimeve, nuk kam njohje të mëparshme me të”- tha avokati.

Ndërkohë në dokumentin e prokurorisë shkruhet: “Sende në xhupin e viktimës Fabian Gaxha: Një celular Iphone me ngjyrë të zezë me kartë vodafone, kartmonedha prerje 50 euroshe 3 copë, kartmonedha 2 mijë lekëshe 2 copë, kartmonedhë 1000 lekëshe 1copë si edhe kartmonedhë 200 lekëshe 2 copë, çakmak ngjyrë blu dhe çamçakëz çofresh, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxha, datëlindja 26.07.1992, paketë malboro e bardhë me 7 cigare brenda, 2 medikamente me cigël epixxxr dhe clonotril, 1 çelës banese me mbishkrimin Errebi.”

Gjithashtu janë zbuluar edhe pamje brenda ambienteve ku ndodhi ngjarja në ish-Bllok. Mësohet se vrasja ndodhi në një ambient që sherbente si dyqan parfumerie.

43487518 2043001775762795 8838530236850110464 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb