GREQI – Të afërmit e minoritarit grek Kostandinos Kaçifa, kanë reaguar pas përfundimit fatal në përballje me policinë shqiptare në Gjirokastër.

Sipas tyre, ajo që Kostandinos bëri, ishte një budallallëk dhe se një ngjarje e tillë nuk duhet të politizohet.

“Mediat shqiptare e greke japin informacione të pavërteta. Djali bëri një budallallëk dhe një ngjarje e tillë nuk ka pse të politizohet.. Po pqërpiqemi të qetësojmë ujërat si në Greqi dhe në Shqipëri. Ka të çmendur nga të dyja palët, kështu që mos t’u japim shkas ekstremistëve. Jemi fqinj dhe gjërat nuk duhet të keqinterpretohen,” janë shprehur ata.

Në një prononcim për mediat greke, nëna e minoritarit grek tha se tashmë nuk e do më jetën pa djalin e saj.

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën ditën e djeshme. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb