TIRANË- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi sot nga Italia 29-vjeçarin Klodian Gjeta i akuzuar për vrasje me paramendim. Policia bën me dije se 29-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Bulqizës, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim dhe armë mbajtje pa leje.

VRASJA NË 2006
Më datën 14.03.2006, rreth ores 15:00, ne vendin e quajtur Karburant “Lleshi”, në fshatin Okshatinë, Bulqizë, shtetasi Klodian Gjeta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. K.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindje që autori dhe viktima kishin pasur, disa orë përpara ngjarjes midis tyre, për të drejtën e kalimit me automjet, në një rrugë të ngushtë të fshatit Podgorcë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: