Pak orë pas vrasjes së ndodhur në Durrës, ku u ekzekutua me armë 40-vjeçari Feriz Bardhi, gjendet një tjetër mjet i djegur.


Policia thotë se mjeti i dytë i djegur, tip ‘Benz” është gjetur pranë Urës së Gjolës në Fushë-Krujë, ndërkohë që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes në Durrës.


Më herët policia ka gjetur një mjet të djegur në Porto Romano dhe dyshimet kanë qënë të njejta.


Feriz Bardhi nga fshati Shën Vlash i Durrësit, por me banim në lagjen 18, është ekzekutuar sot në orën 12:55, sapo ka dalë nga banesa e tij. Dyshim mbetet një e kaluar e errët e viktimës, që me sa duket është edhe pista ku po heton policia. Grupi hetimor po merr në pyetje familjarë të 40-vjeçarit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të viktimës.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.08.2019, rreth 15:45, tek Ura e Gjolës, Fushë Krujë, është gjetur duke u djegur një mjet tip benz.

Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb