DURRËS

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur sot qytetin e Durrësit. Një grua është vrarë mizorisht nga bashkëshorti i saj, i cili e kishte dhunuar edhe më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se gruaja Asbije Kuka, 36 vjeçe ka qenë me urdhër mbrojtje nga burri i saj Ardian Kuka, 37 vjeç i cili ka ushtruar dhunë dhe herë të tjera.

Shtëpia e familjes Kuka është në zonën periferike të Durrësit, në Spitallë, në zonën kodrinore ku burri pavarësisht se duhet të qëndronte larg ka shkuar sot në drekë. Ata janë konfliktuar dhe nga të dhënat paraprake dyshohet që në shtëpi ka qenë nëna me djalin 10 vjeç. Burrë e grua kanë bërë sherr e më pas djali dëshmitar i skenës ka shkuar për të kërkuar ndihmë tek dajat. Kur kanë ardhur e kanë gjetur gruan me disa plagë me thikë, rreth 5-6, njëra pranë zemrës.

Ata e kanë dërguar menjëherë në spital, ndërsa bashkëshorti i saj që punon si shofer ishte larguar. Ai që e ka përjetuar më shumë këtë tragjedi është djali 10-vjeçar i cili ka parë gjithë skenën e sherrit në shtëpi dhe më pas nënën e mbytur në gjak. Me lotët që nuk i pushonin ai qante e bërtiste në spital duke kërkuar nënën e tij.

Më pas djali i mitur është marrë nga tezja e tij dhe është larguar nga spitali.

Mjekët kanë bërë çmos ta mbanin në jetë gruan e re por nuk ia kanë dalë për shkak se kishte humbur shumë gjak. I gjithë stafi i spitalit ka mbetur i shokuar kur ka parë plagët e shumta në trupin e gruas. Nga këqyrja paraprake, policia flet për një vrasje brutale dhe burri e ka qëlluar ballë përballë. Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb