“Dëgjuam tek ‘News24’ se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por se dija se kush ishte. Ishte e papritur”. Kështu deklaron gjyshi i Marsida Qatjat, nëna e 3 fëmijëve që u bë ‘mollë’ sherri për ngjarjen në Kavajë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi, polic burgu.

Isuf Llulla në një intervistë për mediat deklaroi se nuk ishte në dijeni të shqetësimeve që kishte Qatja me Haxhollin, me të cilin kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa burri i saj vuan dënimin në burg në Gjermani.


“BalkanWeb” zbardh intervistën e plotë të gjyshit të Marsida Qatjas.


Si e keni mësuar ngjarjen?
Dëgjuam tek ‘News24’ se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Që ishte vrarë një qytetar dhe një polic është plagosur. Por se dija se kush ishte. Ishte e papritur.
Kishte pasur kërcënime më parë Marsida?
Jo s’më ka thënë gjë. Se po ta dija, ndoshta do i dilnim kësaj të keqe përpara. S’më ka thënë gjë,


Jeni gjyshi?
Po gjyshi i Marsidës.

Me kë jetonte Marsida?
Vetëm me 3 fëmijët. Ka dy fëmijë nga burri i parë dhe 1 nga burri i dytë. Ka 3 vjet e martuar. Ai është në Gjermani. Di që ajo ka shkuar disa herë në Gjermani.

Ka pasur konflikte të mëparshme me viktimën? A e ka kërcënuar ndonjëherë? A e ka denoncuar?
Ajo mund të më jetë ruajtur mua për të mos krijuar këto polemika. Por mund të ketë pasur. S’më ka thënë.

Si i keni marrëdhëniet me Marsiden?
Si i kam marrëdhëniet?! Unë e kam rritur me sakrifica.
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: