Familjarët e Marsida Qatjas nuk kanë qenë në dijeni për faktin se ajo ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë pas një sherri në banesën e saj.


Halla e saj ka deklaruar për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat se Marsida ishte martuar që 14 vjeçe me burrin e parë, lidhje nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë. Më pas ajo tregoi se me burrin e dytë 30-vjeçarja solli në jetë një djalë, që aktualisht është 2 vjeç.


“Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një djalë. Ne nuk e dimë që Marsida ka pasur lidhje me Dritanin, sepse ajo vijon te jete e martuar. Nuk na ka treguar qe e kërcënonte njeri. Dhe personat e tjerë qe ishin me Marsiden mbrëmë nuk i njohim.”, pohoi e tronditur halla e saj.

(ed.me/BalkanWeb)