KAVAJË

Një dëshmi ndryshe për vrasjen që tronditi Kavajën e që nxjerr detaje të reja që mund t’i japin një rrugë tjetër hetimeve dhe nga ana tjetër rrisin dyshimet në opinionin publik vjen në “BalkanWeb”. Nipi i viktimës, Dritan Haxholli ngre akuza ndaj policit, shefit të sigurisë në burgun e Durrësit Bledar Toçi, autori i vrasjes së xhaxhait të tij. Nipi ndërkohë nxjerr dhe një fakt tjetër. Sipas tij, Dritan Haxholli kishte dy plumba dhe jo një siç është deklaruar nga policia.

“E kemi marrë lajmin nga mediat. Si ka mundësi në një vend të vogël ta marrësh vesh nga mediat. Polici ka ardhur disa herë në banesën e Dritanit. Më bën përshtypje. Si ka mundësi që një polic nuk ndjek procedurat. Në atë orar e ka pasur jashtë orarit të punës.

Xhaxhai im ka dy plumba, një në faqe dhe një në kraharor. Kështu që nuk e di sa do dalë e vërteta. Për më tepër që personi ka pasur precedentë. Se në një vend si Shqipëria paragjykohesh. Do ishte mirë të dalë e vërteta. Ata të tre frekuentoheshin, për më tepër që është gjetur dhe drogë. Nëse është kjo policia që vepron në këtë mënyrë unë nuk ndihem i sigurt”, deklaroi ai për gazetaren Dorjana Bezat.

(m.k/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb