Marsida Qatja, 30-vjeçarja që u bë “mollë sherri” për përplasjen e përgjakshme me armë në banesën e saj në Kavajë, ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, rrezikon të dënohet me pesë vite burg. Ditën e sotme, Qatja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Kavajës lidhur me përdorimin e kokainës në banesën e saj, mbrëmjen kur ndodhi vrasja.

Sipas nenit 285/a, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të jepet masa e sigurisë për Qatjan, e cila e pësoi për shkak të dëshmive të tij kontradiktore dhënë para hetuesve dhe për mediat, lidhur me kokainën, dinamikën e ngjarjes dhe njohjen me personat.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb