Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se vrasja sot në Kavajë tregon se jeta e qytetarëve nuk është e sigurt as te dyqani i lagjes.

Pampuri nënvizon se krimi me 1 të vdekur sot në Kavajë mund tëmos kishte ndodhur në rast se strukturat qeveritare do të mund të kontrollonin bandat që lëvizin nëpër qytetet tona.

Postimi i Orjola Pampurit:

Shqiperia vendi, ku jeta e nje qytetari nuk eshte e sigurte as tek dyqani i lagjes.

Sa here ne Shqiperi ka ngjarje te renda, perplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjere sot ne Kavaje, tronditja dhe pasiguria jane ndjesite me te forta qe na perfshijne.

Por bilanci i luftes ne Kavaje sot, me 1 viktime te pafajshme, qe po blinte buken e familjes ne dyqanin e lagjes dhe me disa te plagosur, eshte revoltues. Ai provon sa te pasigurte jemi ne, familjaret tane, femijet tane, kur qeveria heq dore nga puna e saj dhe behet ortake me krimin per te ruajtur karrigen e paligjshme.

Krimi i sotem me nje viktime te pafajshme mund te mos kishte ndodhur, nese qeveria, ministri i brendshem dhe policia nuk do te ishin te perqendruar te godasin kundershtaret politike, te bejne terror neper qytete, por te parandalonin krimet dhe te vendosnin rregull.

Duke u shprehur ngushellime te sinqërta familjareve te Ramazanit te ndjere, shpreh bindjen se e vetmja menyre per te shpetuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si ne kohe lufte, eshte te largojme kete qeveri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb