Detaje të reja zbulohen nga vrasja në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45. Mësohet se viktima Gramoz Mema ka qenë prej disa vitesh emigrant në Angli. Ai ishte kthyer para dhjetë vitesh dhe jetonte me nënën, ndërsa ishte i pamartuar.
Në Sarandë e Ksmail njihej si person i qetë dhe pa probleme. Ai ishte pronar i një lokali dhe shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik.
Thuhet që përveç shtëpisë në Ksamil viktima ka edhe një shtëpi tjetër në Tiranë. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Sarandës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore. Ndërsa policia është duke hetuar për rastin dhe nuk ka dalë ende me ndonjë konkluzion për shkakun dhe autorët.