Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 deklaroi se besimi i qytetarëve tek policia ka rënë.

“Kriminaliteti po zhvillohet me hapa të shpejtë se policia nuk reagon me hapat e duhura. Brezat po rriten në një vend pa të ardhme. U bënë gjithë këto vite nuk po shohim zhvillim. Kjo ka bërë që besimi tek policia të bjerë”, – tha ai.

Në këtë linjë, gazetarja Dorjana Bezat publikoi mesazhin e një qytetari nga Laçi që thotë se njëri nga autorët e vetëdorëzuar sot në Laç për vrasjen e kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi rrinte në banesën e tij, Një fakt i tillë, sipas mesazh dërguesit dihej edhe nga polica.

“Më shkruan dikush që do të mbetet anonim. Markel Bushi qëndronte në lagjen e tij, në shtëpinë e tij. Policia e dinte këtë dhe nuk vepronte. Ky personi dhe gjithë lagjia e dinin, tani si mund të kesh besim tek policia”,- tha Bezat.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb