Policia ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen në Ndroq të Tiranës. Efektivët shprehen se viktimë ka mbetur shtetasi A.D rreth 50 vjeç. Autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.
(Balkanweb)