Ish-drejtori i Burgjeve, Arjan Hoxha, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e Neës24 ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku një i dënuar humbi jetën dhe një tjetër u plagos me armë zjarri nga Sokol Mjacaj.

Ai u shpreh se përtej humbjes së jetës, ngjarja është tepër e rëndë edhe sa i takon faktit që një armë ka hyrë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas tij teoria e sjelljes së armës te Sokol Mjacaj përmes një droni është e vështirë, pasi përmes tij mund të kalohen vetëm “2-3 filtra të sigurisë”.

Ai theksoi se për sjelljen e armës brenda burgut duhet ndihma ose bashkëpunimi i një punonjësi të brendshëm ose edhe më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: