Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për Tomor Zykën.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se ata ankimuan masën e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në Apel, por trupa gjykuese la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.
Ndërkohë familjarë e viktimave janë paraqitur para Gjykatës së Apelit.
Kujtojmë se para hetuesve, Altin Kuka dhe djemtë e tij deklaruan se konflikti filloi midis djemve të tyre dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka.
Më pas, Gramoz dhe Ladimir Kurtaj kishin kërkuar të takonin babanë 79-vjeçar të Altin Kukës për t’u sqaruar, por situata u përkeqësua dhe Altin Kuka mori një kallashnikov, duke e përdorur atë kundër dy vëllezërve.
(BalkanWeb)