Pedagogu Ergys Mërtiri në emisionin “Open” në News24, duke komentuar krimin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, tha se krimi ka kaluar në një nivel mafieje.

Mërtiri tha se krimi shqiptar është ndërkombëtarizuar, është sofistikuar, po eksportohet madje në nivel ndërkombëtar.

“Kur krimi shkon në nivele të tilla e rivalizon shtetin, madje edhe e mund shtetin”, tha Mërtiri. Sipas tij, bashkëpunimi shtet-krim është i fuqishëm.

“Problemi më i madh që ka kriminaliteti është si të pastrojë paratë. Kemi një krim të fuqizuar në aspektin financiar, kemi një zhvillim biznesi në funksion të krimit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb