TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Selenicë të Vlorës, ku një person mbeti vrarë me armë zjarri. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha theksoi se siguria tashmë është në dorë të krimit dhe se situata sipas tij në vend është e pasigurt.

Teksa sulmon Policinë e Shtetit, ish-kryeministri pohon se drejtori, Ardi Veliu merret me tenderin 30 milionë euro të uniformës së policisë.

“Siguria ne dore te krimit!
Ne Vlore vrasja e radhes. Ekzekutohet ne Selenice me plumb ne koke 47 vjecari L.T. Ekzekutori e hedh nga makina ne rruge dhe sipas rregullit largohet ne drejtim te paditur. Narkopolicia si zakonisht nuk merret me vrasjet dhe vrasesit. Gjeneral Hashashi dhe narkodrejtor Ardi Balili po merren me tenderin e 30 milione euro per te veshur narkopolicine sa me mire dhe sa me lire.
Shpreh ngushllime familjes dhe denoj me ashpersine me te madhe situaten e pasigurise ekstreme ne vend. sb”, shkruan Berisha. Kujtomë se mbrëmjen e djeshme Nikola Ikonomi u gjet shumë pranë banesës së tij i plagosur me 3 plumba, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: