TIRANE

BalkanWeb” ka siguruar pamjet e para nga vend i ekzekutimit të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, i cili u vra me breshëri plumbash rrugës për në shtëpi. Siç duket nga videoja e siguruar nga ‘BalkanWeb’, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën duke e vendosur vendin e ngjarjes në një perimetër sigurie.


Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: