Gazetari Taulant Kopliku ka reaguar pas alarmit të dhënë nga “The Sun” se në kampin sirian Al-Hawl po masakrohen foshnjet dhe po digjen me benzinë rojet nga ISIS. Përmes një mesazhi në “facebook”, gazetari njofton se në sektorin ku ndodhet vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, nuk ka asnjë problem.

“Ka qe dje qe qarkullon ne mediat shqiptare ky lajm. Normal eshte shqetesues dhe merr vemendjen e duhur nga opinioni i nje vendi qe ka shtetasit e tij (femije) atje.

Por fatmiresisht brenda lajmit te keq ka edhe lajme te mira. Ne te vertete ka patur perplasje te vazhdueshme ne kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para nderhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me arme te ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kane qene prezente rregullisht ne kamp. Kjo nuk do te thote se ISIS mori kontrollin e Al Hol.

Per te hyre ne teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e Save The Children ne kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili eshte nen kujdesin e kesaj organizate. Ne sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as me te voglin problem nga ata qe po shkruhen ne media. Kam bindjen se shume shpejt do kemi lajme te mira. #AlvinNeShtepi”, shkruan Kopliku.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb