Policia greke ka ngritur akuzë për 8 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas grekë që ndodhen pas hekurave në burgun Koridalos. Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj.
Konkretisht ata akuzohen për: Tentativë vrasje të një shtetasi grek, ndodhur më 03.11.2014 jashtë banesës së tij në Athinë; Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, në 12.10.2017 brenda në zyrën e tij në Athinë; Kanosjen e një avokati grek në 07-08.02.2019 në Athinë.

Në këtë rast të akuzuarit kanë dërguar 3 shtetas jashtë burgut, për t’i marrë 3000 euro avokatit nën kërcenimin për jetën. Autorët u arrestuan dhe vijon hetimi.
Po kështu akuzohen për vrasjen e shqiptarit Albert Bako më 14.01.2019 në sektorin E të burgut Koridalos.

Ndër të tjera akuzohen se kanë ndihmuar në arratisjen e shtetasve shqiptarë Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos në 01.01.2019 si dhe për tentativë për manipulimin e shkakut të vdekjes së shqiptarit Bardhyl Tusha në burgu Koridalos më 27.01.2019 me qëllim që të dukej si helmim dhe të akuzohej një shtetas grek i burgosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb