Ndërsa orët kalojnë, zbulohen të tjera detaje mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë, ku u gjet e vdekur Lirie Xhepa rreth 49 vjeç. Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 3 plumba në trup.

Referuar burimeve policore, gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jetë bërë një konflikt i hershëm për pronën mes Liries dhe kunatit të saj, Dashamir Xhepa, i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen.

Vrasja E Sharr Vritet Nga Kunati Dashamir Zhepa
(Dashamir Xhepa, kunati i viktimës)

(Kunati i viktimës, Dashamir Xhepa)

“BalkanWeb” mëson se konflikti mes Lirie Xhepës dhe kunatit të saj Dashamirit ka nisur që në 2008 për pronat. Madje në 2008 ajo ka shkuar në spital me shenja dhune në kokë por ka deklaruar se ka renë nga shkallët.

Vrasja Ne Sharr Shtepia E Lirie Xhepes
(Banesa e viktimës)

(Banesa e viktimës, Lirie Xhepa)

Më pas policia ka zbuluar konfliktin dhe vetë gruaja ka treguar se është rrahur nga kunati. Ajo ka deklaruar në polici se ai e kishte kërcënuar me armë dhe me jetën e djemve. Pas këtij episodi ajo ka marrë edhe urdhër mbrojtje.

NGJARJA
49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që mbrëmjen e djeshme pa lenë adresë. Pasi nuk erdhi as ne mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën lajmin e kobshëm, se nena e tyre ishte vrarë.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Mësohet se gruaja, nënë e 4 djemve ishte e ve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb