Një ngjarje tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku rreth orës 18:15, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën nga plagët e marra.

Sipas policisë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Vlorës, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, për të realizuar kontrolle dhe për të kërkuar prova që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vrasjeje.

Për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili është duke punuar nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Hetimet janë intensifikuar për të siguruar provat e nevojshme dhe për të identifikuar dhe ndaluar autorët e mundshëm të krimit.

Policia vazhdon me krehjen e zonës dhe kontrollet në terren për të siguruar informacionin që mund të çojë në zbulimin e autorëve të kësaj vrasjeje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb