DURRËS

Gjykata e Durrësit ka vendosur që Elton Sefa të ekstradohet në Angli përfundimisht duke mos pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për ekspertim të gjendjes mendore të 23-vjeçarit.

Vendimi u mor në seancën e sotme, ky gjykata vendosi pro ekstradimit të shtetasit Elton Sefa. Ai akuzohet për vrasjen e punëdhënësit të tij në Angli rreth një vit më parë.

Arsen Caushaj, avokati mbrojtës i 23-vjeçarit, i cili është arrestuar nga policia shqiptare ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi duke vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja një sërë dokumentash që vërtetojnë se 23-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik.

Rezulton se 23-vjeçari pasi është kthyer nga Anglia i papërgjegjshëm mendërisht është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2018. Por këto dokumente nuk janë marrë parasysh as nga prokuroria dhe as nga gjykata.

Babai i 23-vjeçarit kuksian tregoi kalvarin dhe fatin mizor që e priti në Angli djalin e tij i cili akuzohet për vrasjen e 47-vjecarit John Woodward në 17 prill të 2018.

Sipas Elmi Sefës djali iku në Angli me kamion por duke punuar në një kantier ndërtimi aksidentalisht është vrarë shtetasi britanik. I riu pa dokumente është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nga shteti britanik 8 javë pasi kishte mbërritur atje.

Në gjendje të rënduar mendore ka ardhur në shtëpi i pavetëdijshëm, çka bëri që familja të kërkonte ndihmë në spitalin paikiatrik. Gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim ligjor ndërsa familja dhe mbrojtësi do vazhdojnë betejën ligjore për të anuluar vendimin e ekstradimit drejt Anglisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb