DURRES

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka vendosur të ekstradojë drejt Britanisë së Madhe shtetasin Elton Sefa, 23 vjeç i shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi akuzohet për një vrasje në atë shtet.

Arsen Caushaj, avokati mbrojtës i 23-vjeçarit, i cili është arrestuar nga policia shqiptare ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi duke vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja një sërë dokumentash që vërtetojnë se 23-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik.


Avokati i ka kërkuar gjykatës që përfaqësohet nga Rexhep Bekteshi të përcaktojë ekspert mjeko-ligjor për të kryer ekzaminimin psikiatriko-ligjor.

Rezulton se 23-vjeçari pasi është kthyer nga Anglia i papërgjegjshem mendërisht është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2018. Por këto dokumente nuk janë marrë parasysh as nga prokuroria dhe as nga gjykata.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Babai i 23-vjeçarit kuksian tregoi kalvarin dhe fatin mizor që e priti në Angli djalin e tij i cili akuzohet për vrasjen e 47-vjecarit John Ëoodëard në 17 prill të 2018.

Sipas Elmi Sefës djali iku në Angli me kamion por duke punuar në një kantier ndërtimi aksidentalisht është vrarë shtetasi britanik. I riu pa dokumente është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nga shteti britanik 8 javë pasi kishte mbërritur atje.

Në gjendje të rënduar mendore ka ardhur në shtëpi i pavetëdijshëm, çka bëri që familja të kërkonte ndihmë në spitalin paikiatrik. Gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim ligjor ndërsa familja dhe mbrojtësi do vazhdojnë betejën ligjore për të anuluar vendimin e ekstradimit drejt Anglisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb