Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të premte.
Sipas informacioneve të para, BalkanWeb mëson se viktimë e ngjarjes ka mbetur Elis Rroshkodolli. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po heton rrethanat e krimit.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në lagjen “Zdrale” të Shkodrës, në ambientet e një lokali raporton gazetari i News24 Senad Nikshiqi.
Dyshohet se drejt viktimës është qëlluar me armë zjarri, pistoletë, nga një distancë e afërt.
Vijon…
(BalkanWeb)