Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është ndër ato personazhe që shfaqet pak në ekran, por këtë mbrëmje ai zgjodhi studion e “A Show” në News 24 për një rrëfim krejt ndryshe. Ai tha se puna e tij është të menaxhojë, por edhe të motivojë policët për të çuar përpara një organizatë si Policia e Shtetit.

Duke u ndalur tek serali i vrasjeve në Shkodër, të etiketuara si larje të hesapeve mes bandave, Veliu tregoi situatën dhe sqaroi pse u shkarkua drejtuesi i policisë atje, Vehbi Bushati.

“Ajo që ndodhi në Shkodër është një ngjajre e rëndë, pavarësisht masave të marra. Policia atje gjatë 2018 ka qënë shumë prezante, është një nga qarqet ku ka ndërthurje të grpeve kriminale dhe fenomenit të gjakmarrjes. Nëse i referohem statistikave dua të jem konkret. Themi situatë të rënduar por përqindja e veprave penale të evidentura në Shkodër në 2018 është vetëm 7%, krahasuar me gjithë Shqipërinë. Drejtori lëvizi për shkakun se duam t’i japim një impuls tjetër, për një ritëm tjëtër. Do bëjmë edhe ndrydhime të tjera, edhe në Elbasan”,- tha Veliu.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb