Në përgjigje të kërkesës së shtetasit Niko Kono, i cili prej vitesh kërkon eshtrat e djalit të xhaxhait të tij, Dhimitër Kono, vrarë gjatë tentativës për arratisje në 24 janar tëvitit 1963, një grup pune ka nisur procedurat e hetimit administrativ në vendvarrimin e dyshuar në pikën kufitare Shelegurë, Leskovik.
Për dy ditë, Autoriteti i Dosjeve ka zhvilluar disa takime koordinuese në qytetin e Ersekës (Kolonjë) për bashkëpunimin mbi identifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve e të të ekzekutuarve, si dhe masave për ruajtjen e vendvarrimeve.
Grupi i punës bëri kqyrjen e vendit të ngjarjes, shoqëruar nga Jorgo Suljoti, i cili ka marrë dijeni për ngjarjen,treguar nga babai i tij i moshuar.Vendi ky dyshohet se është varrosur trupi i Dhimitër Konës nga kqyrja e vendit të ngjarjes ndodhet 500 metra larg ish-postën kufitare Shelegurë, Leskovik.
Grupi i punës vijon procedurat administrative për të nisur sa më shpejt bashkëpunimin me policinë prokurorinë dhe autoritetet lokale me akte që do të kulmojnë me zhvarrimin e trupit dhe dorëzimin e tij tek familjarët.
Në vijim të punës së nisur mbi hetimet administrative për vrasjet në kufi gjatë periudhës 1994-1991 në rrethin e Kolonjës, por edhe njohjes dhe studimit më të thellë tëhistorive të zonës që lidhen me vrasjet në kufi, Kryetarja, Dr. Gentiana Sula, anëtari z. Gjergj Marku dhe drejtues të strukturave të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit u takuan me nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës, Petro Risto, Sekretaren e Përgjithshme Sofika Rexhepi dhe Drejtoren e Turizimit dhe Trashëgimisë Kulturore, Anila Çoçllari.
Biseda vijoi për zhvillimin një dialogu lokal për zonën e Kolonjës me qëllim hedhjes dritë mbi ngjarje të së shkuarës si dhe realizimit të një memoriali që do të përkujtojë vrasjet në kufi.
Artistja e mirënjohur e artit visual, Anila Zajmi, prezantoi projekt -idetë për ndërtimin e këtij memoriali, i cili vjen në kujtim të jetëve të humbura përgjatë tentativës nëkalimin e kufirit. Nga vëzhgimet në terren, për shkak edhe të historive; fshati Revohë është konsideruar si më i përshtatshmi për realizimin e këtij memoriali. Debati vijon të mbetet i hapur dhe do të integrohet edhe me idetëe projektet e Bashkisë së Esekës, të cilat ishin të shumta në drejtim të kujtesës historike.
Si një rajon kufitar ku arratistjet nuk kanë munguar, nga studimi i Historikut i Sigurimit të Shtetit në Kolonjë vijnëdëshmi të të vrarëve në kufi. Numri i madh i ngjarjeve, i të arratisurve, i atyre që shpalleshin armiq apo që arrestoheshin si grupe të zbulimit grek, apo anglo-amerikan, lidhej edhe me shtrirjen e gjerë kufitare të zonës së Kolonjës me Greqinë.
Në vitet 1949-1955, raportet e Sigurimit numërojnë 60 veta të arratisur nga rrethi i Kolonjës për në Greqi.Ndërkohë raportime për arrestime dhe pushkatime në këto vite regjistrojnë 70 të arrestuar si “kriminele lufte”, nga të cilët 30 u pushkatuan.