SHKODER

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali sot në qytetin verior. Ademi thotë se situata duhet të tmerrojë kryeministrin, ndërsa shton se Shkodra është nën mëshirë të larjes së hesapeve.

“Situata në Shkodër duhet të tmerrojë kryeministrin. Shkodra ndodhet nën mëshirë të larjes së hesapeve”, tha Ademi.

Për Voltana Ademin, vrasjet mafioze në Shkodër duhet të tmerrojnë të gjithë qeverinë. “Vrasjet në Shkodër duhet të tmerrojë gjithë qeverinë. Këto vrasje të tipit mafioz duhet të tmerrojnë shtetin. Situata paraqitet shqetësuese”, deklaroi ajo.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb