Partia demokratike ka reaguar pas publikimit të shifrave nga kryeministri Rama në lidhje me kriminalitetin në Shkodër. Në një postim në facebook, shkruhet se Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.
Sipas PD, E vërteta është se: Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve. Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.

“Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim! Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot.” përfundon postimi – deklaron PD.

Postimi i Plotë:
Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!
Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.
E vërteta është se:
Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve.
Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.
Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim!
Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb