Mediat britanike i bëjnë jehonë kapjes së një vrasësi shqiptar, i cili prej vitit 1998 jetonte në Angli.
Sipas Interpol një shqiptar 53-vjeçar, i akuzuar për vrasje të dyfishtë, fshihej në Britani prej 18 vitesh.
Avni Metra, kishte rrahur gruan e tij në Londër dhe i kishte nxjerrë sytë njërit prej viktimave.
Por ai ia kishte dalë të mbërrinte në Britani në vitin 1998 pasi i kishte paguar një trafikanti 5 mijë sterlina dhe u regjistrua si refugjat kosovar. Madje përfitoi dhe asistencë me mijëra paund, ndërsa punonte në të zezë dhe ishte përfshirë dhe në një rrjet të trafikimit të prostitutave.
Ai po arratisej nga Shqipëria pasi një gjykatë e kishte dënuar me 25 vite për dy vrasje të tmerrshme.

Metra rrahu për vdekje me automatik një person në vitin 1997 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e një grupi që gozhdoi një njeri në dysheme, i prenë veshët, i nxorrën sytë dhe më pas e qëlluan për vdekje.
Pasi mbërriti në Britani, Metra, që ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, kërkoi azil si refugjat kosovar me emrin Abdul Mekra.
Ai jetonte në veri të Londrës me gruan dhe fëmijët.
Në vitin 2010 u arrestua pasi dhunoi të shoqen.
Por policët sërish nuk e kuptuan se ishte ai personi që kërkohej.
Shqiptari u dënua me një vit burg me kusht.

Madje mediat britanike theksojne se Avni Metra vjen nga një vend si Shqipëria që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Cështja e Metra u investigua nga Daily Mail. Shefat e INTERPOL nga Tirana thanë se kanë dërguar në vitin 2008, një kërkesë për arrestimin e tij, pasi kishin informacione se ai jetonte në Britani.
Por policët britanike nuk mundën ta identifikonin dot.
Metra la vendin e tij në vitin 1998, një vit pasi vrau dy vëllezër në qytetin e Burrelit. Në prill të vitit 1997, ai vrau duke e goditur për vdekje me qytën e armës një person. 3 muaj më vonë, ai dhe disa shokë të tij, pjesë të bandës, kapën vëllain e viktimës dhe e vranë në mënyrë mizore duke e mbërthyer me gozhdë në dysheme dhe duke i nxjerrë sytë, përpara se ta qëllonin për vdekje.

Interpol thotë se policia angleze duhet të kapë dhe Kadri Hoxhën, pasi ky i fundit i ka shpëtuar burgut duke dhënë para dhe besohet se fshihet në Britani. Kadri Hoxha ish anëtar i bandës së Avni Metra sot duhet të jetë 56 vjec, dhe është dënuar si shoku me 25 vite në mungesë.
Hoxha besohet se jeton në këtë shtet me 15 anëtarët e familjes së tij.

Avni metra, babai i 4 fëmijëve, i cili është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel, do të dalë tani në gjyq për t’u përballur me procedurat e ekstradimit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: