TIRANË- Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë i shtetasit, Shpëtim Bishani (Bregu), 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më 16.09.2013, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese, në tentativë e bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal.

Ngjarja për të cilën akuzohet Bishani, ndodhi më 20.09.2012. Sipas policisë rreth orës 19:30, shtetasi Shpëtim Bishani në bashkëpunim me shtetasin I.H., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës dhe lokalit të shtetasit S.M. në fshatin Verbas/Fier.

Hetimi ka provuar se shkaku i këtij krimi ka qenë konflikti i mëparshëm që kishte shtetasi Shpëtim Bishani me shtetasin S.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb