GJERMANI

Gjykata gjermane ka dënuar me burgim të përjetshëm Niels Hoegel, infermierin e akuzuar se ka vrarë të paktën 85 pacientë në spitalin ku ka punuar gjatë viteve 2000 dhe 2005. Policia dyshon se vdekjet e shkaktuara nga 42 vjeçari mund të rriten deri në 200, edhe pse shumë raste hetimet nuk mund të thellohen se një pjesë e madhe e viktimave, janë djegur. Sipas gjyqtarëve, Hoegel është vrasësi serial më me profil  pas periudhës së luftës.

Gjyqtari Sebastian Buehrmann ka rinjohur ‘ gravitetin e jashtëzakonshëm’, të fakteve që kanë lejuar komunikimin e dënimit të përjetshëm në vend të dënimit 50 vjeçar i konsideruar si dënimi makismal. Çmenduria vrastare e Hoegel është cilësuar si e pakuptueshme.

Burri, 42 vjeç, u dënua për burgim në 6 vrasje të tjera. Ky dënim i arritur përfundoi procesin e tretë në kurriz të tij.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb