TIRANE- “Shkatërrova familjen time dhe i mora jetën babait”. Kështu deklaroi para togave të zeza Mirald Metallari, i cili nga Bathorja që akuzohet se vrau babain e tij dhe plagosi nënën. 21-vjeçari në një gjendje të rëndë psikologjike pohoi se ishte penduar shumë për krimin, ndërsa theksoi se nuk e kthente dot pas historinë.

“E di gabimin që kam bërë. Shkatërrova familjen time dhe i mora jetën babait. I mora shtyllën familjes qe kujdesej gjithmone per ne. E di qe nena nuk do me fal por i kerkoj te behet e forte e te kujdeset per motrat. Jam penduar por nuk e kthej dot pas”, tha ai.

Ai ka këmbëngulur dhe ka shpjeguar se nuk ka pasur asnjë konflikt me prindërit e tij më parë, duke shtuar se me babain e tij shkonte mirë. Ndërkohë, pritet që Mirald Metallari ti nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për gjendjen mendore, për të parë nëse vuan nga paranojat.

Metallari qëlloi për vdekje më 24 korrik të atin polic, Myftar Metallari, me armën e shërbimit dhe plagosi rëndë nënën e tij. Në dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë është zbardhur e gjithë dinamika e krimit të rëndë, siç raporton gazetarja Klodjana Lala për BalkanWeb.

Sipas prokurorisë, 55-vjeçari kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë për të ndërtuar një rrip betoni bashkë me djalin e tij Miraldin. Në momentin që i biri po transportonte karrocën me beton dhe i është derdhur dhe i ati nuk ka duruar duke nisur kritikat ndaj tij. “Ti s’bën për këtë punë, për asgjë nuk më duhesh”,- mësohet t’i ketë thënë ai të birit.

Djali në nerva e sipër ka hyrë brenda në banesë, ndërsa i ati e ka ndjekur nga pas. Janë përleshur në korridor dhe djali ka marrë pistoletën në dhomën e të atit. Në këtë moment e ëma Nurie Metallari ka hyrë në mes për t’i ndarë dhe është qëlluar me 3 plumba. Pas saj, Miraldi ka qëlluar edhe të atin me tre plumba. Në shtëpi mësohet të kenë hyrë më pas dy motrat e Miraldit, njëra prej të cilave martohej në mes të gushtit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb