Altin Kodra, i cili u fut në regjimin special 41 biss rreth një javë më parë, ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën e Posaçme.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Kodra është dënuar më 22 vite burg për vrasje, ndërsa kërkesa e tij mësohet se do të shqyrtohet nga gjyqtari i Posaçëm Bib Ndreca.