Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Eduart Xhezon, i dyshuari kryesor i vrasjes së Arben Beqirajt, pronar i një lokali në Vlorë. Masa e sigurisë është zhvilluar në Gjykatën e faktit në Vlorë, me gjyqtare Herila Çela dhe prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj.


Eduart Xhezo i cili akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit u arrestua pak ditë më parë në Durrës.


Vrasja e biznesmenit u shënua pasditen e 4 gushtit të këtij viti në zonën e plazhit të Vjetër në Vlorë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një kali i cili ka kaluar mes plazhistëve, vend i administruar nga Arben Beqiraj dhe djali i tij Ergest Beqiraj.


Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte, konflikti i cili degjeneroi në përdorimin e armeve. Arben Beqiraj mori 6 plumba në trup dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, ndërsa u plagosën djali i tij Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb