Autoritetet gjermane kanë vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje. Drejtësia austriake ishte vënë në kërkim të shqiptarit, pasi dyshohej si autori i vrasjes së një 46-vjeçari boshnjak, mbrëmjen e 4 qershorit, në Sazburg.


Sipas medieve gjermane, shqiptari i arrestuar njihej me emrin Klodi dhe ishte nga Tirana, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij i plotë. 31-vjeçari është arrestuar në një lokal, gjatë një kontrolli nga policia gjermane.


Një zëdhënës i policisë së Dusseldorf ka sqaruar se i riu shqiptar nuk ka bërë rezistencë në momentin e ndalimit. Ai pritet të ekstradohet në Austri, ku do të përballet me akuzat për vrasje. Ndërkohë, gjatë ngjarjes së 4 qershorit mbeti i plagosur dhe djali i viktimës.