VLORË- “Nuk i godita unë, por Kasëmi. Unë e ndihmova për t’i vënë flakën shtëpisë”. Kështu ka deklaruar në policia Hysnie Hoxhallari, 32-vjeçarja nga fshati Strumë e Fierit, e cila akuzohet bashkë me të dashurin e saj për vrasjen e bashkëshortit Olsi Hoxhallari dhe nënës së tij rreth një muaj më parë në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka arritur të zbardhë për “BalkanWeb” një pjesë të dëshmisë në polici të gruas së re, që pasi i vrau burrin dhe vjehrrën i dogjën në banesën e tyre, ndërsa pas krimit kërkonte zbardhjen e tij. 32-vjeçarja, nënë e një djali 3 vjeç ka mohuar të ketë marrë pjesë në vrasjen e tyre, por thotë se e ka ndihmuar 26-vjeçarin me të cilin kishte një lidhje të gjatë për t’i vënë flakën shtëpisë.

Ndërkaq gazetari Mehmeti raporton për “BalkanWeb” nga burime policore se Hysnie Hoxhallari e Kasëm Pirjasi janë përgjuar gjatë 1 muaji. Po kështu, po hetohet për persona të tjerë që kanë bashkëpunuar. Kjo pasi, Kasëm Pirjasi pas natës së krimit është larguar me një makinë. Policia po heton se kush e ndihmoi të largohej nga vendngjarja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb