TIRANE-Është dhënë sot dënimi për vrasësit e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat në qershor të vitit 2015. Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me burg përjetë Arbion Alikon, ndërsa vëllai i tij u dënua me 20 vjet.

Kujtojmë se në qershor të 2016, Prokurori çoi dosjen për gjykim ndaj 11 të pandehurve, për të ashtuquajturën dosja “Lazarati II”, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha. Pesë persona akuzohen për vrasjen e punonjësit të policisë, ndërsa të tjerët për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, atë kohë rezultoi se një grup të rinjsh, nën drejtimin e vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015.

Efektivi Ibrahim Basha mbeti i vrarë në Lazarat, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur pas mesnate të shtënat ndaj policisë lokale në Lazarat. Gjatë këtij aksioni u plagosën edhe dy kolegë të tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

DENIMET
Arbion Alikon burg perjete
Alban Aliko, 20 vjet
Bajram Bocia, burgim të përjetshëm
Elvis Bocia, 35 vjet
Elson Kazma, 18 vjet
Xhulio Malo, 10 vjet
Klodian Selimi, 13 vjet

Oltian Proko, 9 vjet
Dervish Gaba, 15 vjet
Ruhan Hiraj, 15 vjet
Iliaz Xhaferraj, 15 vjet
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb