DURRES- Me atlete sportive dhe duar të lidhura pas shpine ka dalë para trupit gjykues paraditen e sotme, Redmond Gruda, i riu që vrau me thikë gjyshen e tij. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit, për motive që ende nuk dihen.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se, 81-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plage në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës. Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur.

Organi i akuzës u shpreh gjatë seancës se ekziston dyshimi për vrasje në kushte të marrëdhënieve familjare, dhe për këtë, autor i dyshuar, është Redmond Gruda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prokuri Pali Decolli tha se “Kemi të bëjmë me një vepër që dënohet me burg përjetshëm. Autori ka rrezikshmëri. Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit me burg”.

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin, i cili ndonëse pranoi autorësinë e krimit, nuk tregoi motivin e vrasjes.

Para gjyqtares Aida Kaja, i riu Redmond Gruda shpehu pendesë për veprimin e kryer.

Mësohet se Redmond Gruda është dënuar edhe dy hjerë të tjera për plagosje, herën e parë kur ishte vetëm 11 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb