Gjykata greke ka lënë sot në paraburgim shqiptarin Kastriot Cenko, që dyshohet se vrau gruan e tij Alba Cenko me çekiç.

Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tij është i ligjshëm. 39-vjeçari është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa ka nisur të qajë me dënesë, shkruajnë mediat helene.

Ai ka pranuar vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke u shprehur se do të donte të kthente kohën pas dhe të mos bënte krimin.

Kastriot Cenko tha se nuk kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, duke shtuar se në momentet e krimit ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike./Te Nea/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb