Një person është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

Ai ka thënë për ‘lajmi.net’ se personi në fjalë dyshohet se është vetëvarur. Për të njëjtin, kishte pasur kërkesë për ekstradim nga SHBA-të.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai.

Mësohet se Policia e Kosovës po e cilëson këtë rast si vdekje të dyshimtë, teksa rasti është raportuar sot pas orës 07:00 të mëngjesit. Raportohet se ka vrarë veten shtetasi Binak Gjergjaj, i cili ishte në kërkim nga SHBA-të, pasi akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Afërdita Gjergjajt, më 2001.

Screenshot 1 21
Screenshot 1 21

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb