TIRANË- Fadil Kasemi nuk vuan nga probleme mendore. Ky rezultat ka dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore për biznesmenin 53-vjeçar që i mori jetën ish-bashkëshortes gjyqtare Fildez Hafizi më 31 gusht të këtij viti pas probleme të shumta mes tyre dhe të përsëritura.

Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa në të thuhet se ai nuk vuan nga çrregullime mendore dhe se ka qenë i përgjegjshëm në momentin e kryerjes së krimit.

Ishte avokati i Kasemit që kërkoi ekspertize mendore për klientin e tij. Akt-ekspertimi psikiko ligjor është kryer pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.

Prokuroria për Krimet e Rënda akuzon Kasemin për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, për të cilën parashikohet dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb