Mihalis Vasilikos, avokati i Fatmir Terallarit, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij pasi mësoi që ai i përdhunonte vajzën, është bërë pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores Evis Ahmeti.

Avokati Vasilikos zbuloi skenarët që priten të ndodhin në seancën e radhës që pritet të zhvillohet nesër, ku tha se në rast se pranohet kërkesa e prokurorit, Terallari do kthehet në qelitë e paraburgimin, por nëse pranohet kërkesa e hetuesit, ndaj 50-vjeçarit shqiptar do të vendoset masa ‘detyrim paraqitje’.

Sakaq ai bëri me dije se së në seancën e mëparshme ka qenë prezente dhe bashkëshortja e 50-vjeçarit, Elona Terallari.

“Nuk dimë ende qëndrimin e saj para autoriteteve. Elona Terallari nuk ka qenë prezente gjatë masës së sigurisë. Në procesin gjyqësor të Fatmirit , hetuesi ka kërkuar të lihet në fuqi masa ‘arrest shtëpie’, ndërsa, ndërsa prokurori ka kërkuar që Terallari të mbetej në qelitë e paraburgimit. Trupa gjykuese ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’.

Në seancën e ardhshme, nuk do të ketë arrest shtëpie nëse pranohet kërkesa e hetuesit, por Terallari do lihet i lirë, në detyrim paraqitje dhe do depozitojë në shtet një shumë me vlerë 3000 euro. Nëse pranohet kërkesa e Prokurorit, do të rikthehet në paraburgim. “, u shpreh avokati i Fatmir Terallarit në komunikimin e drejtpërdrejtë për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb