TIRANË-Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 46-vjeçarin Simon Prifti. Ky i fundit akuzohet se ka vrarë me mjete të mprehta babanë e tij Piro Prifti, 82 vjeç. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë natës. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë gjetur një thikë dhe një kazmë pranë vendit të ngjarjes. Motivet e vrasjes ende nuk bëhen të ditura.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: