TIRANE– Dy ditë pas vrasjes me thikë të 30-vjecarit Holti Hajdari në zonën në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Policia bën me dije se është arrestuar Muhamet Sallahi, 25 vjeç, pasi mbrëmjen e 11 tetorit ka goditur me thikë disa herë 30-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet autori i vrasjes së shtetasit H. H., 30 vjeç, të ndodhur në mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar hetimore bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb