Arrest me burg për 15-vjeçarin Klodian Kolbuçaj i dyshuar për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen të bashkëmoshatarit të tij Emiljano Gjoni.

I mituri Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.

Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” që gjyqtari Albert Keraj e pranoi ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi interesin më të lartë në shërbim të miturit që lidhet me vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb