Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë një 34-vjeçar, i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Donald Hoxha.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”. Ai akuzohet se në datën 22.07.2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin Roland Rexhepin.

Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burg, ndërsa po gjykohet Florind Shabani, megjithatë ende nuk dihet se kush është porositësi i krimit. Marjus Tafa dhe Armando Llakaj konsiderohen njerëz të afërt me fisin Çapja në Elbasan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb