Interpol Tirana ka kryer sot ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë të shtetasit Mentor Hasanit, 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër më 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”.

Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb